Site icon Telegrafi

Higuain kthehet në stërvitje, do të jetë i gatshëm për Juventusin

Gonzalo Higuain duke lëshuar fushën për shkak të lëndimit në ndeshjen kundër Udineses në Friuli (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Gonzalo Higuain është kthyer në stërvitje me Milanin, kështu që ai do të jetë i gatshëm të përballet me Juventusin të dielën.

Sulmuesi, i cili është në huazim nga Bianconerët, u dëmtua në ndeshje me Udinesen gjatë fundjavës së kaluar.

Ai e humbi ndeshjen me Real Betisin në Ligën e Evropës, ku Milani barazoi 1-1.

Djajtë kanë shumë lojtarë të dëmtuar si Lucas Biglia, Mattia Caldara dhe Jack Bonaventura.

Davide Calabria, Mateo Musacchio, Hakan Calhanoglu dhe Patrick Cutrone janë në dyshim.

Megjithatë, ka një lajm të mirë për trajnerin Gennaro Gattuso, pasi sipas SportMediaset, Pipita është kthyer sot në stërvitje me grupin.

Higuain duhet të jetë i aftë dhe i gatshëm të përballet me klubin e tij që posedon kartonin.

Gonzalo Higuain (Getty Images)

Milani e mori Higuainin në verë si huazim me të drejtë blerje. /Telegrafi/

Exit mobile version