Gonzalo Higuain ka thënë se klubit i tij aktual Juventusi është i nëjjtë me ish-klubin e tij Real Madridin në mënyrë si si të mësojnë të fitosh.
Sulmuesi theu rekordin e transferimeve në Serie A këtë vit kur erdhi nga Napoli te Juve.
“Juventus dhe Real Madrid kanë të njëjtën kulturë për të arritur te suksesi”.
“Kur erdha te Juve mu kujtuan ditët e para te Real Madridi. Menjëherë ata të mësojnë si të jesh i suksesshëm”.
“Janë klube që e kanë fitoren në gjak, por ka një ndryshim të madh. Në Torino tifozët janë më të dashur me ekipin dhe nuk e kontestojnë kurrë, ndryshe nga çfarë ndodh te Reali nëse nuk fitohet një ndeshje në Bernabeu”, ka thënë Gonzalo.
Higuain ka shënuar 15 gola në kampionat me Juventusin deri më tani. /Telegrafi/