Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka deklaruar se Gonzalo Higuain do të tradhtonte fansat e klubit nëse vendos t’i bashkohet Juventusit.
Kampioni i Series A është i vendosur për të transferuar futbollistin argjentinas duke arritur marrëveshje personale me të.
Megjithatë, De Laurentiis thotë se Juve duhet të paguajë 94.7 milionë euro nëse dëshiron që ta largojë 28-vjeçarin nga San Paolo.
“Higuain nuk do të kalojë te Juventusi. Në fakt, nuk do të ishte e drejtë nëse largohet drejt një klubi tjetër italian. Spekulimet nuk janë asgjë. Gonzalo ka edhe dy vjet në kontratën e tij me klubin. Nëse asnjë klub nuk paguan sa kërkohet në klauzolë, ai do të mbetet te Napoli”, ka deklaruar De Laurentiis për “Radio Kiss Kiss”.
“Nuk ka shumë klube që do të paguajnë atë shumë”, shtoi ai.
Duhet të shohim nëse Higuain dëshiron të tradhtojë dashurinë për të cilën i është betuar napolitanëve”.
Higuain, që realizoi 36 gola në 35 ndeshje sezonin e kaluar, po kërkohet edhe nga Arsenali.