Telegrafi

Higuain dhe Khedira nuk pranojnë të largohen nga Juventusi

Juventusi është i etur për të ulur moshën mesatare dhe faturën totale të pagave, por Sami Khedira dhe Gonzalo Higuain nuk do ta lehtësojnë këtë.

Blaise Matuidi e ndërpreu kontratën e tij para disa ditësh me pëlqimin e ndërsjellë në mënyrë që të nënshkruante për Inter Miami në MLS.

Bianconerët deklaroi me anë të presidentit Andrea Agnelli pas eliminimit nga Liga e Kampionëve se plani ishte për të ulur moshën mesatare të skuadrës së tyre.

Lexo po ashtu Matuidi largohet përfundimisht nga Juventusi

Pagat e mëdha janë gjithashtu një çështje, kështu që lojtarë si Matuidi, Khedira dhe Higuain janë pikërisht ata që trajneri i ri Andrea Pirlo synon të largoj nga skuadra.

Sidoqoftë, sipas Corriere dello Sport, Khedira dhe Higuain deri më tani nuk kanë pranuar përfundimin e parakohshëm me pëlqimin e ndërsjellë.

Higuain dhe Khedira duke festuar një gol të Juventusit (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Nëse ata e bëjnë këtë, atëherë do të jetë vetëm nëse Juventusi vendos tu paguaj nga një bonus të madh.

Higuain fiton 7.5 milionë neto në sezon, ndërsa Khedira nuk është shumë larg tij pasi fiton gjashtë milionë euro në vit. /Telegrafi/