Site icon Telegrafi

Hieroglife në Mirditë

Një gur i madh, që dyshohet të jetë piktogram ose ideogram, është gjetur në fshatin Xhuxhë të zonës së Fanit në Mirditë, teksa po punohej për hapjen e një rruge.

Sapo kanë parë gurin me mbishkrime, punëtorët kanë ndërprere punimet dhe kanë njoftuar autoritet lokale.

Në zonën ku është gjetur guri, pritet të shkojnë specialistet e Shërbimit Arkeologjik Shqiptar, për të përcaktuar vlerat që ky gur mbart, por edhe cilës kohë i përket.

 

Exit mobile version