Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sot (e premte) gjatë ditës është hedhur shorti për fazën e 1/16 së Kupës së Kosovës, ku ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Faza e 1/16-tës pritet të ketë disa përballje interesante pas hedhjes së shortit gjatë ditës së sotme.
Njëri nga takimet më interesant, edhe pse jo me ‘forca’ të njëjta këtë sezon, pritet të jetë ai në mes të dy rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Fituesi aktual i Kupës, Llapi do ta pres Vllaninë e Pozheranit, ndërsa kampioni, Ballkani është mysafir i Phoenixit.
Takime interesante pritet të jenë edhe ato mes Dritës e Lirisë dhe Drenicës me Flamurtarin.
Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me 17 nëntor dhe janë me eliminim (vetëm një ndeshje).
Çiftet e 1/16-tës
Llapi – Vllaznia Pozheran
Vëllaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istogu
Feronikeli 74 – 2 Korriku
Pheonix – Ballkani
Vushtrria – KF Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
Drita – Liria
A&N – Rahoveci
Trepça ’89 – Kika
Trepça – Gjilani
Fushë Kosova – Arbëria
Ramiz Sadiku – Malisheva
/Telegrafi/