Site icon Telegrafi

Hidhet shorti për Copa del Rey: Barça e Reali me kundërshtar të lehtë

Është hedhur shorti i 1/8 e finales së Copa del Rey.

Real Madridi do të takohet me rivalët lokal të Leganesit, ku këta të fundit kishin eliminuar vitin e kaluar gjigantët spanjoll.

Ndërkohë, kampionët në fuqi dhe fituesit rekord të 30 trofeve, Barcelona do të përballet me Levanten.

Ousmane Dembele (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Skuadra e divizionit të dytë, Sporting Gijon do të përballet me ekipin e Valencias.

Klubi andaluzian i Sevillas do përballet me klubin bask të Athletic Bilbaos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Copa del Rey

Ndeshjet tjera janë Getafe kundër Real Valladolidit, Real Betis ndaj Real Sociedadit, Girona luan kundër Atletico Madridit si dhe Villarreal ballafaqohet me Espanyolin.

Ndryshe, ndeshjet e para do të zhvillohen në mes të 8-10 janarit gjersa takimet e kthimit do të luhen një javë më vonë, 15-17 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version