Telegrafi

Hidhet shorti për Copa America 2019 – Brazili, Argjentina dhe Uruguai lider të grupeve

Copa America Brazil 2019 (Foto: Buda Mendes / Getty Images/Guliver)

Gjatë mbrëmjes së enjte është hedhur shorti për Copa America 2019, ku janë të përfshira 10 klube nga Amerika Qendrore dhe dy kombëtare të ftuara.  

Viti 2019 pritet të jetë viti i Kupës së Amerikës në shortin e të cilës janë pjesëmarrës të gjitha kombet nga CONMEBOL dhe dy ekipe të ftuara si Japonia dhe Katari.

Kampionët në fuqi të Kupës së Amerikës, Kili, të cilët mposhtën Argjentinën në finale, kanë pasur fatin të shortohen në Grupin C të Copa America dhe nga ky grup do të kërkojnë mbrojtjen e trofeut.

Lexo po ashtu Paolorosso: Pas humbjes nga Kili në Copa America, Messin e gjeta duke qarë sikurse t'i kishte vdekur nëna 

Së bashku me Kilin në atë grup do të jenë të pranishëm në kombëtarja e Uruguait, ajo e Japonisë dhe Ekuadori.

Në grupin A, kokë e grupit është kombëtarja e Brazilit, e cila do ta kërkojë kalimin tutje kundër Perusë, Venezuelas dhe Bolivia.

Në grupin B, lider i grupit është kombëtarja e Argjentinës, e cila pritet të kërkoj kalimin e grupit me kombëtare si Kolumbia, Paraguai dhe Katari.

Turneu i vitit 2019 është kthyer në Amerikën e Jugut, pasi do të mbahet në Bazilit, ndërsa ai i vitit 2016, u mbajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faza e grupeve të Copa America do të nisë në 14 qershor, ndërsa finalja pritet të zhvillohet më 7 korrik në stadiumin Maracana. /Telegrafi/