Site icon Telegrafi

Hidhet shorti në praninë e dy klubeve, Nuza gjyqtari kryesor i derbit

Deri para pak çasteve nuk është ditur gjyqtari kryesor i ndeshjes Feronikeli – Prishtina.

Në garë për ta drejtuar këtë takim kanë qenë gjashtë gjyqtarë kryesor dhe është caktuar vetëm me short se kush do ta drejtojë këtë takim.

Genc Nuza, Besfort Kasumi, Dardan Qaka, Tefik Maloku, Mervan Bejtullahu dhe Fatmir Tahiri ishin gjyqtarët e gatshëm dhe që ishin në short.

Lexo po ashtu Feronikeli – Prishtina, formacionet zyrtare të derbit që vendos titullin e kampionit në Kosovë

Gazeta Sheshi ka marrë vesh se shorti është hedhur në praninë e dy klubeve dhe Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor.

Gjyqtarë asistent do të jenë Fatlum Berisha dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë gjyqtarë i katërt do të jetë Tafik Maloku. Besfort Kasumi dhe Mervan Bejtullahu do të jenë gjyqtarë prapa portave.

Nuza është gjyqtar me stemën e FIFA-s dhe gjykoi edhe ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit.

Feronikeli dhe Prishtina përballen njëra me tjetrën me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version