Telegrafi

Hidhet shorti në Copa del Rey, Barcelona dhe Real Madridi përballen në gjysmëfinale

Është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Kësisoj në gjysmëfinale do të ketë dy ndeshje ‘El Clasico’, pasi Barcelona dhe Real Madridi do të përballen njëra me tjetrën.

Në anën tjetër ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet mes Real Betis dhe Valencias.

Ndeshja e parë El Clasico do të zhvillohet në Camp Nou me Barcelonën vendase.

Ndërkohë ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në Santiago Bernabeu.

Takimi i parë do të luhet më 6 shkurt në Camp Nou ndërsa ndeshja kthyese pritet të luhet më 27 shkurt në Santiago Bernabeu.

 

Për të arritur në gjysmëfinale, Barcelona arriti të eliminojë skuadrat si Leonesa, Levante dhe Sevilla.

Madrilenët për të arritur në gjysmëfinale eliminuan ekipet si Melilla, Leganes dhe Girona. /Telegrafi/