Sot në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është bërë tërheqja e shortit për Superligën e Kosovës.
Në javën e parë vjen derbi Bashkimi – Sigal Prishtina.
Me vëmendje pritet edhe debutimi i Rahovecit në Superligë, ndërsa Peja do të luajë si mysafirë me Yllin.
Skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri 2016/17 të elitës së basketbollit kosovar janë: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Trepça, Ylli, Kerasan Prishtina, Vllaznimi dhe Rahoveci.
Xhiro e I-rë
Ylli – Peja
Trepça – Vllaznimi
Rahoveci – Kerasan Prishtina
Bashkimi – Sigal Prishtina
(Ndeshjet zhvillohen më 01/02 Tetor 2016)