Sot (e premte) është hedhur shorti i fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, në të cilën merr pjesë edhe kampioni i Superligës së Kosovës.
Kampioni i sivjetmë i Superligës së Kosovës në do të takohet në gjysmëfinale me kampionin e Andorrës.
Në çiftin tjetër të gjysmëfinales do të takohen kampioni i San Marinos dhe ai i Irlandës së Veriut.
🏆 Coming up soon: The first draw of the #UCL 2020/21 season!
— UEFA (@UEFA) July 17, 2020
Dy ndeshjet e para përcaktojnë fatin e dy gjysmëfinaleve, derisa më pas do të luhet edhe finalja.
Në disa vende ende nuk dihet kampioni apo skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, por deri më 3 gusht është afati kur do të dërgohet lista me emrat e pjesëmarrësve.
Raundi preliminar është një ‘mini-turne’ me gjysmëfinale që nis nga 8 gushti, derisa finalja do të luhet më 11 gusht.
Të gjitha ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen në Nyon të Zvicrës
Fituesi i raundit preliminar do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm që nis nga 18 dhe 19 gushti. /Telegrafi/