Kapiteni i Chelseat, John Terry, do të mungojë një ndeshje, pasi apeli për kartonin e kuq është hedhur poshtë.
Mbrojtësi i Bluve u përjashtua në fitoren prej 4-1 në ndeshjen e Kupës FA ndaj Peterborough, pas ndërhyrjes ndaj Lee Angol si lojtar i fundit.
Edhe futbollisti edhe trajneri Antonio Conte shprehën pakënaqësi për vendimin e gjyqtarit dhe e apeluan vendimin.
Megjithatë, Federata Angleze e Futbollit e ka hedhur poshtë duke bërë të ditur se vendimi i gjyqtarit ishte korrekt.
Në këtë mënyrë, qendërmbrojtësi do të mungojë në udhëtimin te kampioni në fuqi, Leicester City. /Telegrafi/