Një gjykatës federal ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Rick Rossit të bërë prej 50 Cent.
Në vitin 2015, ylli i G-Unit kishte paditur rivalin e tij për shfrytëzimin e hitit “In Da Club” mixtape të fundit “Renzel Remixes”.
Ai kërkoi dy milionë euro nga Rozay për shfrytëzimin e instrumentalit të tij pa lejen e tij.
Por, gjykatësi e hodhi poshtë rastin sepse 50 Cent nuk ka të drejtën e autorit ose masterin e regjistrimit të kësaj kënge.
Reperët kanë një histori të gjatë të konfliktit.
Në vitin 2015, ishte Fifty ai që u urdhërua të paguajë 7 milionë euro për ngarkimin në internet të një video pornografike ku shfaqej nëna e Rick Rossit. Ky verdikt e detyroi 50 Cent të deklarojë bankrotin. /Telegrafi/