Një burrë në SHBA ishte hedhur me parashutë nga kulmi i ndërtesës 19-katëshe, por erërat e forta bën që parashuta të bie me shpejtësi të madhe në tokë – ku si pasojë ky burrë i pafat theu dy këmbët.
John Michael nga Teksasi nuk kishte besuar se erërat janë aq të forta, dhe kështu kishte vendosur të hidhet me parashutë, megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Bryne në Norvegji, kurse John u hodh me parashutë nga ndërtesa më e lartë e këtij qytetit.
Kulla Jaeren është afro 70 metra e lartë dhe gjendet në pjesën jugperëndimore të qytetit, kurse parashutisti nga Teksasi është dërguar me urgjencë në spital për tretman.
Mediat lokale raportojnë se pas lëndimit të amerikanit Michael, autoritet e këtij qyteti kanë lëshuar një urdhëresë me të cilën u ndalohet të gjithë personave hedhja me parashutë nga ndërtesa Jaeren. /Telegrafi/