Telegrafi

Hidhet pa pritur nga furgoni në rrugën Peqin-Elbasan, humb jetën 55-vjeçarja

Foto: Ilustrim

Një grua në moshën 55-vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga automjeti tip furgon.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Peqin-Elbasan pranë fshatit Paper.

Shtetasja M.GJ udhëtonte se bashku me një shoqen e saj drejt Elbasanit kur në një moment ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Teksa është pyetur nga policia gruaja e cila udhëtonte me viktimën ka deklaruar se viktima dukej ne gjendje jo te mire psikologjike atë mëngjes pasi siç i kishte thënë shoqes ishte grindur me bashkëshortin.

“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit ka deklaruar shoqja e saj, por këtë mëngjes, Gjuzi deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”- mësohet se ka thënë ajo.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /Telegrafi/