Telegrafi

Hidhet nga 35 metra në rezervuarin e cekët, pëson thyerje të rëndë në gju (Video, +16)

Ryan Szymanski ka kërcyer nga shkëmbi i lartë 35 metra, në një rezervuar me ujë të cekët që ndodhet në Vermont të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse të pranishmit e duartrokitën 22-vjeçarin, veprimi tij ishte i menduar keq dhe e la me një lëndim të rëndë në gju, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, ai u nevojit t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, për t’ia rregulluar këmbën, ndërsa tani i duhet një kohë e gjatë deri në rikuperim.

Në anën tjetër, kjo ishte vetëm një prej pasojave që përjetoi, pasi zona është e pambrojtur dhe jeta tij ka mundur të përfundonte në ujërat që janë grumbulluar në reshjet e fundit. /Telegrafi/