Prishtinë- Policia njofton se mbrëmjen e së dielës është raportuar se në fshatin Kishnicë është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme.
Lajmin e bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me datën 06.11.2022, rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se nuk raportohet për pesona të lënduar e as për dëme materiale.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit menjëherë ka ndërmarrë veprimet hetimore preliminare të cilat aktualisht sugjerojnë që rasti është i izoluar në vetvete dhe të gjitha indiciet orientojnë në drejtim të tillë”, theksoi Ahmeti.