Rreth orës 02:40 të së mërkurës është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, e që dyshohet të jetë granatë dore.
Rastin për Telegrafin e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun.
Elshani theksoi se ka pasur dëme materiale në një veturë dhe në dritaren e një shtëpie.
Ai bëri të ditur se Policia po heton rastin. /Telegrafi/