Një fotograf nga Japonia, i njohur në Twitter vetëm si snowfairy88, është hedhur me bark në pishinë që të krijojë stërpika për prapavijën e fotografive.
Derisa në qendër është një modele, pjesa e pasme mbulohet nga uji që ngrihet përpjetë, transmeton Telegrafi.
Në videon e plasuar në internet, shihet fillimisht vajza që pozon me veshje të bardhë, e më pas edhe ai duke u hedhur, ndërsa është komplet i veshur me rrobe.
Megjithëse duket një formë e pazakontë, nga fotografia mund të shihet se ai ia ka dalë me sukses. /Telegrafi/
https://youtu.be/0WD53NR1-_M