Site icon Telegrafi

Hidhen poshtë akuzat e Kongresit Botëror Maqedonas ndaj Zaevit e Dimitrovit

Prokuroria e Shkupit i hodhi poshtë paditë penale të Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) ndaj kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Zaev e Dimitrov u akuzuan për njollosje të namit të Maqedonisë, tallje me popullin maqedonas dhe bashkësitë etnike, për tradhti, rrezikim të pavarësisë, bashkëpunim armiqësor, keqpërdorim të pozizës zyrtare dhe kompetencave dhe autokraci.

Ata u paditën edhe për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Prokuroria vlerësoi se nuk janë plotësuar elementet kyçe të arsyes së kallëzimeve penale, e as ndonjë vepre tjetër për të cilat u akuzuan Zaev e Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version