Site icon Telegrafi

Hidhen 150 ton kripë në rrugët e Shkupit

Ekipet e shërbimit të dimërit të Qytetit të Shkupit nga fillmi i reshjeve të borës kanë hedhur 150 ton kripë në të gjitha rrugët dhe pikat kritike, veçanërisht në të gjitha urat, kalime, dhe zonat e larta të qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga qyteti i Shkupit, shërbimi dimëror është duke e ndjekur gjendjen intensivisht me pastrimin e terrenit.

Qyteti i Shkupit rekomandon që vozitësit dhe t’u përmbahen shenjave rrugore. /Telegrafi/

Exit mobile version