Telegrafi

Hiddink tregon se kur do të debutojë Pato

Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, ka deklaruar se sulmuesi Alexandre Pato do të debutojë në dy ndeshjet e ardhshme të Bluve.

Braziliani, që iu bashkua skuadrës londineze nga Corinthiansi në formë huazimi në janar, nuk është paraqitur akoma për skuadrën e Premier Ligës, ndërsa pritet të debutojë ose ndaj Norwichit ose ndaj Stoke Cityt.

“Pato është i etur dhe sigurisht se kemi garë më të shëndetshme mes sulmuesve, në një atmosferë shumë të mirë, me Diegon si numrin një”, ka thënë Hiddink në konferencën për media, transmeton Koha.net.

Chelsea është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit në ligë.