Telegrafi

Hiddink refuzon Interin?

Raportohet se Guus Hiddink ka refuzuar Interin për tu intervistuar si njëri nga katër trajnerët kandidatë për pasues të Frank de Boer.

Skuadra italiane është hedhur furishëm në ‘gjah’ për trajnerin e ardhshëm të skuadrës, pasi edhe drejtuesit kinez të klubit kanë arritur në qytetin e Milanos.

Sipas ANSA, drejtuesit e Suning Group do të konsultojnë me Javier Zanettin, Giovanni Gardinin dhe Piero Ausilio, pasi të kthehen nga Anglia.

Lexo po ashtu Ausilio: U detyruam të shkarkojmë de Boerin

Raportet shtojnë gjithashtu se Interi janë të gatshëm të dëgjojnë Stefano Piolin, Francesco Guidolinin, Marcelinon dhe Guus Hiddink në një intervistë, megjithatë holandezi thuhet se nuk është i gatshëm të intervistohet.

Ndërsa, Presidenti legjendar i klubit, Massimo Moratti është përgjigjur gjatë të hënës: “Nuk kam koment”, kur u pyet në lidhje me kërkimin e Interit për pasardhësin e  Frank de Boer. /Telegrafi/