Telegrafi

Hibernian blen përfundimisht Kamberin nga Grasshoppers

Florian Kamberi është rikthyer vetëm përkohësisht te Grasshoppperi.

Sulmuesi shtatgjatë nga Kosova ishte i huazuar nga muaji janar deri në qershor tek skuadra skoceze Hibernian.

Në 14 ndeshje të zhvilluara në futbollin skocez, Kamberi shënoi nëntë gola duke bindur me paraqitjen e tij.

E falë paraqitjeve tejet të mira në Skoci, Hibernian ka arritur marrëveshje për transferimin e plotë të lojtarit.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin skocez por që nuk është bërë publike.

Gjithashtu publike nuk është bërë as shuma që Hibernian ka paguar tek Grasshopper për transferimin e sulmuesit nga Kosova.

Me Himbernian, 23-vjeçari do të jetë pjesëmarrës në Ligën e Evropës.

Kamberi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat si Karsluher dhe Rapperswil Jona. /Telegrafi/