Coronavirusi që shpërtheu fillimisht në qytetin kinez Wuhan, për t’u përhapur më pas në tërë globin, ka bërë që qytetarët të izolohen nëpër shtëpitë e tyre dhe autoritetet e vendeve të ndryshme të aplikojnë masat preventive kundër COVID-19.
E derisa një pjesë e qytetarëve nuk po respektojnë edhe aq rekomandimet e ekspertëve shëndetësore siç është mbajtja e distancës fizike sociale dhe mbajtja e dorëzave dhe maskave mbrojtëse, autoritetet braziliane kanë ndërmarrë një veprim për t’i inkurajuar dhe vetëdijesuar qytetarët të jenë sa më të disiplinuar, transmeton Telegrafi.
Në statujën e famshme të Krishtit në Rio de Janeiro të Brazilit, autoritetet lokale përmes efekteve speciale dhe dritave laserike i kanë “vendosur” maskë në gojë Krishtit.
Kjo është bërë për të inkurajuar qytetarët që po hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë, ku si rezultat i moskujdesit po raportohen me qindra viktima të COVID-19 brenda 24 orëve. /Telegrafi/