Telegrafi

Hezbollahu shkrep 30 raketa mbi territorin izraelit, shkatërrohen në ajër nga Iron Dome

Mbi 30 raketa janë shkrepur nga territori i Libanit në drejtim të qytetit Kiryat Shmona të Izraelit gjatë të martës mbrëma, ku 17 prej tyre nuk kanë shpërthyer  e 13 tjera janë shkatërruar në ajër nga mbrojtja kundërajrore e Izraelit e njohur si Iron Dome.

Për sulmin e ka marrë përgjegjësinë grupi militant i Libanit, Hezbollah, duke theksuar se është kryer ky sulm si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelit në Hula, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, IDF-ja izraelite menjëherë është kundërpërgjigjur, duke sulmuar dy lokacione në Taybeh dhe Aarab El Louizeh në jug të Libanit, ku Hezbollahu e kishte përdorur atë rajon për të sulmuar me raketa Kiryat Shmonin.

IDF-ja ka publikuar pamjet e shkatërrimit të disa objekteve, që ishin në pronësi të Hezbollahut në Dibbine dhe Ayta ash Shab.

Ata gjithashtu kishin për cak një objekt tjetër në Hula, ku humbën jetën tre persona – anëtarë të Hezbollahut ku njëri prej tyre është identifikuar si Hassan Ali Hussein. /Telegrafi/