Mbi 30 raketa janë shkrepur nga territori i Libanit në drejtim të qytetit Kiryat Shmona të Izraelit gjatë të martës mbrëma, ku 17 prej tyre nuk kanë shpërthyer e 13 tjera janë shkatërruar në ajër nga mbrojtja kundërajrore e Izraelit e njohur si Iron Dome.
Për sulmin e ka marrë përgjegjësinë grupi militant i Libanit, Hezbollah, duke theksuar se është kryer ky sulm si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelit në Hula, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, IDF-ja izraelite menjëherë është kundërpërgjigjur, duke sulmuar dy lokacione në Taybeh dhe Aarab El Louizeh në jug të Libanit, ku Hezbollahu e kishte përdorur atë rajon për të sulmuar me raketa Kiryat Shmonin.
This is a barrage of 30 rockets being fired from Lebanon at Kiryat Shmona in northern Israel, earlier tonight.
Thankfully, the Iron Dome intercepted a third of these rockets.
We will take every measure necessary to protect Israelis. pic.twitter.com/1c5aXy2Yht
— Israel ישראל (@Israel) March 5, 2024
IDF-ja ka publikuar pamjet e shkatërrimit të disa objekteve, që ishin në pronësi të Hezbollahut në Dibbine dhe Ayta ash Shab.
This is what intercepting dozens of #Hezbollah rockets looks like. It’s not bulletproof, but it for sure helps. Just insane. This is almost a daily routine up north pic.twitter.com/aghDP5v4xd
— Nadav Pollak (@NadavPollak) March 5, 2024
Ata gjithashtu kishin për cak një objekt tjetër në Hula, ku humbën jetën tre persona – anëtarë të Hezbollahut ku njëri prej tyre është identifikuar si Hassan Ali Hussein. /Telegrafi/
Multiple Iron Dome interceptions seen over Kiryat Shmona, following a rocket barrage from Lebanon. pic.twitter.com/XPC9KJpb8e
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) March 5, 2024