Derisa kufiri verior i Izraelit mbetet i tensionuar, Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian ka vizituar Libanin fqinj dhe është takuar me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Ai paralajmëroi se ato që ai i quajti “krimet e vazhdueshme të luftës” kundër palestinezëve në Gaza “pa dyshim do të shkaktonin një përgjigje kolektive nga boshti i rezistencës”, transmeton Telegrafi.
Ekziston një frikë e vërtetë që një front i ri mund të hapet në luftë nëse Hezbollahu vendos të përfshihet dhe të sulmojë Izraelin në mbështetje të aleatëve të tij palestinezë.
Dhe pikërisht tani, nënkryetari i Hezbollahut tha se ata ishin “plotësisht të përgatitur” për t’iu bashkuar Hamasit në luftën kundër Izraelit – duke thënë në një tubim në periferi të Bejrutit se do të ndërhyjnë “kur të vijë koha”.
Ashtu sikurse Hamasi në Gaza, Hezbollahu është cilësuar një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera. Është një lojtar i fuqishëm në Liban si ushtarakisht ashtu edhe politikisht dhe është aleat i Iranit. /Telegrafi/