Site icon Telegrafi

Hezbollahu ka publikuar një video me një mesazh misterioz: Po presim të premten

Lëvizja libaneze Hezbollah ka publikuar një video të shkurtër me mesazhin “presim të premten”, duke paralajmëruar fjalimin e liderit të kësaj organizate Sayyed Hasan Nasrallaha.

Nasrallah do të duhej të mbante fjalimin në televizon më 3 nëntor, në ceremoninë në përkujtim të “dëshmorëve që ranë në rrugën për në Al-Quds”, transmeton Telegrafi.

Fjalimi ka të ngjarë të sinjalizojë gjithashtu strategjinë politike që Hezbollahu do të ndjekë në të ardhmen.

Lexo po ashtu Mjeku palestinez: Fëmijët e plagosur rëndë në Gaza janë pothuajse më mirë të vdekur, ky është realiteti

Ekziston një shans që Nasrallah mund të shpallë një përshkallëzim të luftimeve në kufirin e Izraelit, në përpjekje për të tërhequr forcat izraelite në veri.

Në javët e fundit, Hezbollahu ka zhvilluar një luftë kufitare me Izraelin, në të cilën 47 luftëtarë të Hezbollahut dhe shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë deri më tani.

Lufta e vazhdueshme kufitare e Hezbollahut është një strategji rajonale e një sulmi simbolik kundër Izraelit, i mbështetur nga Irani, pa shkaktuar hakmarrje masive që mund ta zhysë rajonin në luftë të përgjithshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version