Site icon Telegrafi

Hezbollah thotë se Izraeli do të paguajë një çmim të lartë nëse vërtetohet se qëndron pas shpërthimit në Bejrut

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sayed Hassan Nasrallah tha se organizata islamiste do të presë rezultatet e hetimit për shpërthimin në portin e Bejrutit, por paralajmëroi se në rast të sabotimit izraelit, ky i fundit do ta “paguante të njëjtin çmim”.

Drejtuesi i grupit të fuqishëm shiit, i mbështetur nga Irani, tha në një fjalim televiziv se kishte dy teori në hetimet mbi atë që shkaktoi një shpërthim të nitratit të amonit më 4 gusht, në një depo në portin e Bejrutit, i cili vrau të paktën 172 njerëz dhe 6000 u plagosën.

Njëra është një aksident për shkak të pakujdesisë dhe tjetra është sabotimi. Izraeli ka mohuar çdo lidhje me incidentin, transmeton Telegrafi.

Nasrallah tha se ndër mundësitë e sabotimit janë vendosja e zjarreve ose bomba më të vogla.

“Kush mund të jetë pas sabotimit? Mund të jetë kjo apo ajo anë. Por mund të jetë edhe Izraeli, të cilin askush nuk mund ta mohojë”, tha ai.

Hezbollah është në pritje të rezultateve të hetimit libanez dhe nëse përcaktohet se “ishte sabotim terrorist dhe që Izraeli kishte rol, atëherë nuk do të jetë vetëm Hezbollahu që do të përgjigjet. I gjithë shteti Libanez… duhet të përgjigjet”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version