Site icon Telegrafi

Heynckesit i pëlqen Emre Cani

LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 01: Emre Can of Liverpool celebrates scoring his sides second goal during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and NK Maribor at Anfield on November 1, 2017 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka pranuar admirimin e tij për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can.

Can tani po vjen në fundin e kontratës së tij në Anfield, me të që do të skadojë në qershor të vitit 2018.

Mesfushori i Gjermanisë do të jetë i lirë të angazhohet në një kontratë paraprake që nga 1 janari dhe skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë.

Lexo po ashtu Formacioni me yjet që mbesin pa kontrata në 2018: Messi, Ozil dhe Iniesta janë vetëm disa nga ta (Foto)

Gjiganti italian, Juventusi ka kohë që janë vënë pas shërbimeve të tij, por edhe trajneri i Bayernit, Heynckes lë të kuptohet se po e shikojnë situatën e tij.

Emre Can edhe në të kaluarën ka punuar me Heynckesin te Bayerni

“Emre Can është një djalë i mirë, ai është zhvilluar shumë mirë kohëve të fundit”, ka thënë fillimisht Heynckes,

“Ai [Can] është shumë dinamik dhe i fuqishëm”, përfundoi trajneri i Bayernit.

Lexo po ashtu Juventus nuk heq dorë prej Emre Canit

Ndryshe, gjiganti bavarez janë në gjah edhe për transferimin e një emri të rij për sulmin e skuadrës.

Treshja e Arsenalit, Alexandre Lacazette, Alexis Sanchez dhe Danny Welbeck, janë në radarin e klubit, ku njëri nga ta mund të transferohet në Allianz Arena. /Telegrafi/

Exit mobile version