Juventus dhe Barcelona janë një ndër katër çiftet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës ka folur trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, i cili ka vlerësuar takimin mes dyja ekipeve e larcekura.
Gjermani ka pohuar se nuk duhet të nënvlerësohen italianët dhe këtë e dëshmuan kundër Tottenham Hotspur.
“Ju kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni Juventusin, ne e pamë atë kundër Tottenhamit”, tha Heynckes.
“Bardhezinjtë kanë një ekip që, ndoshta, për shkak të largimit të Leonardo Bonuccit, nuk janë aq të qëndrueshëm në mbrojtje, por ende mbeten të fortë”.
“Kanë lojtarë dhe trajner me përvojë, kështu që nuk do të jetë e lehtë për Real Madridin dhe nuk do të jetë si finalja e Cardiffit”, pohoi gjermani.
Ai më tutje ka thënë se ndeshja më e barazuar është mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit. /Telegrafi/