Site icon Telegrafi

“Hey mama”, kënga më e re nga Stresi dhe MRK

Foto: Stresi/Instagram

Dyshja e njohur e muzikës hip-hop, Stresi dhe MRK kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Hey mama” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit hip-hop dhe RnB.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Producent i këngës është Mesnur Cikaqi, gjersa për tekstin janë kujdesur: Angelo, Stresi dhe MRK.

“Hey Mama” vjen edhe me një klip mjaft të veçantë, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin e Malit të Zi.

Stresi ft. MRK - Hey mama (Prod By Mensur Cakiqi)

Ana vizuale i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, MAX Production.

Reperi Stresi përndryshe ka pak muaj që njoftoi se është zhvendosur në Prishtinë për të jetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version