Graeme Simpfendorfer e ka pluhurosur derën e një qendre në Victoria të Australisë, për të gjetur shenjat e gishtave të personave që kishin hyrë brenda për të grabitur.
Por, në vend se të gjejë ndonjë shenjë të tillë, detektivi ka hasur në një palë të pasme njeriu, të shtypura për xhami, transmeton Telegrafi.
Ai ka filluar të qeshë, pasi kurrë më parë nuk është raportuar për ndonjë evidencë të tillë në vendngjarje.
“Po kërkoja diçka tjetër, kur papritmas më dolën përpara të pasmet gjigante. Hajni është zhveshur dhe i ka vulosur, pasi ka kryer vjedhjen”, është shprehur Simpfendorfer.
Megjithëse i kanë marrë si dëshmi, nuk pritet që të shërbejnë si provë, sepse nuk kanë të dhëna për t’i krahasuar.
Të dyshuarit që besohet të kenë hyrë në këtë qendër, besohet se janë në fund të adoleshencës, apo në fillim të viteve të 20-ta.
Pos një televizioni që e kanë vjedhur, ata e kanë dëmtuar vendin duke hedhur sprei për shuarjen e zjarrit, si dhe shenjën e pazakontë në xhamin e derës. /Telegrafi/