Site icon Telegrafi

Hetimi për Shullazin, prokuroria thërret dëshmitarin Ylvi Beqja (Video)

Krimet e Rënda në Shqipëri bëjnë lëvizjen e radhës ndaj Emiliano Shullazit, i cili prej mëse 10 muaj mbahet në paraburgim bashkë me katër bashkëpunëtorë nën dyshimin për drejtimin e grupit të strukturuar kriminal dhe gjobëvënies.

Por, kur ende dosja nuk ka përfunduar në gjykatë, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që më datë 27 janar të marrë në një seancë gjyqësore dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja.

Kjo dëshmi e tij do të jepet përballë të dyshuarve dhe avokatëve të tyre dhe sipas procedures konsiderohet si provë. Kur dëshmitari Beqja së bashku me familjen ruhet që prej muajit tetor nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, nuk dihen shkaqet se përse prokuroria kërkoi sigurim prove në gjykatë.

Më herët, Beqja pranoi të bashkëpunonte me Akuzën pas qëndrimit të tij disamujor në mbrojtje të të dyshuarve. Prokuroria pretendon se Ylbi Beqja ka deklaruar se Emiliano Shullazi, përmes bashkëpunëtorëve të tij, në tre episode i ka vendosur gjoba.

Gjobëvënia është aplikuar në formën e çeqeve, në emër të Endrit Zelës dhe Endrit Qyqes, të dy ata të arrestuar pas një takimi në paraburgim me Shullazin, shkruan TCH.

Prokuroria ndërkohë ka nën hetim edhe persona të tjerë, ndërsa vijon të qëndrojë hermetike për episodet e tjera kriminale, për të cilat dyshohen pesë të arrestuarit.

Exit mobile version