Site icon Telegrafi

Hetimi për koncesionin e sterilizimit, SPAK i komunikon akuzën ish-ministrit Beqaj

Ish-ministri shqiptar i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme SPAK mëngjesin e kësaj të hëne.

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen dhe sipas gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhatit, ish-ministrit i është komunikuar akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim për koncesionin e sterilizimit.

Lexo po ashtu SPAK u kontrolloi banesat, zbulohen personat e dyshuar si lidhje të Ilir Beqajt

Kujtojmë se ish-ministri dhe tetë persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës në daljet e tij mediatike, ndërsa ka qenë i hapur për hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version