Site icon Telegrafi

Hetimet në Kadastër, Policia ekzekuton masat e sigurisë për katër persona në Shqipëri

Policia ka ekzekutuar masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj katër personave, në kuadër të operacionit të koduar “Ndikimi”.

Ata dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Sipas hetimeve të SPAK janë kryer legalizime me qëllim përfitimin e votës.

Konkretisht GJKKO ka vendosur:

Masë sigurie “Arrest në burg” për D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Masë sigurie “Arrest në burg” për A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Masë sigurie “Arrest në shtëpi” për A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Masë sigurie “Detyrim paraqitjeje” për Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. /Euronews.al/

Exit mobile version