Site icon Telegrafi

Hetimet për vilat ndaj kompanisë në Çagllavicë, Policia kërkon nga qytetarët që janë dëmtuar t’i paraqesin rastet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorinë Themelore po kryen hetime ndaj një kompanisë “1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive” me zyre në Çagllavicë të Graçanicës, të cilët dyshohen për mashtrim në ndërtimin e vilave.

Policia tutje në njoftimin për media ka kërkuar nga qytetarët që janë dëmtuar nga kjo kompani t’i paraqesin rastet.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë në koordinim me Prokurorinë Themelore, po kryen hetime ndaj një kompanisë ‘1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive’ me zyre në Çagllavicë të Graçanicës, nën dyshimin se janë kryer veprat penale ‘mashtrim’-sanksionuar nga neni 323 si dhe ‘shmangia nga tatimi’, sanksionuar nga neni 307 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Dyshohet se mashtroi qytetarët për ndërtimin e vilave, kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit

Këto vepra penale dyshohet se janë kryer nga viti 2022 deri në gusht të viti 2024.

“Ndonëse kemi disa ankues është ngritur dyshimi se numri i personave që dyshohet të jenë të mashtruar është më i madh, andaj me autorizim nga prokurori ftojmë të gjithë qytetarët që mund të jenë të mashtruar nga kompania në fjalë të paraqiten në stacionin më të afërt policor. Të gjitha palët e dëmtuara do të kontaktohen nga hetuesit e rastit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version