Prokuroria turke në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO mëngjesin e sotëm lëshoi urdhër arresti kundër 170 ish-pjesëtarëve aktive të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, të cilët dyshohen për lidhje me këtë organizatë.
Departamenti i Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Stamboll për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar po heton elementet e organizatës terroriste FETO të infiltruara në radhët e ushtrisë turke.
Prokuroria lëshoi urdhër për arrestimin dhe bastisjen e shtëpive ndaj të paktën 170 pjesëtarëve në pension, të pezulluar dhe atyre aktivë të Forcave të Armatosura Turke (TSK), për të cilët është gjetur se në mënyra të ndryshme kanë komunikuar me anëtarët kryesorë të FETO-së, shkruan AA.
Duke vepruar sipas urdhrit, policia tashmë ka dalë në terren dhe kreyn bastisje të objekteve në 38 provinca turke.
Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, janë arrestuar të paktën 22 të dyshuar, ndërsa kërkimi për të dyshuarit e tjerë është në proces.
Nën udhëheqjen e Fetullah Gülenit, organizata terroriste FETO, përmes ithtarëve të saj të infiltruar brenda institucioneve, kreu tentimin e dështuar të grsuht shtetit më korrik 2016 ku ranë dëshmorë të paktën 250 persona.
Pas kësaj Turqia ka nisur një luftë masive kundër kësaj organizate e cila ishte themeluar dekada më parë dhe nën petkun e programeve fetare ka abuzuar me ndjenjat fetare të njerëzve me qëllim të arritjes së planeve terroriste. /Telegrafi/