int(1) Hetime në Ministrinë e Infrastrukturës! (Video) - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Hetime në Ministrinë e Infrastrukturës! (Video)

Zyrtarët e Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës me iniciale: A.Zh dhe Sh.E, janë duke u hetuar për kurdisje të tenderëve në këtë Ministri, mëson Tribuna Channel.

Hetimet janë duke u zhvilluar edhe për punonjësin B.Sh, i afërt i ministrit Lutfi Zharku. Ky i fundit dyshohet se ka krijuar një grup në të gjitha rajonet e vendit për shitje të patentshoferëve.

Sipas burimeve të këtij televizioni, Policia e Kosovës tashmë ka përfunduar hetimet lidhur me këtë çështje dhe ka dorëzuar rastin për procedim të mëtutjeshëm.

Prokuroria e Shtetit nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për të ditur rreth hetimeve të bëra, sikur që edhe Policia e Kosovës nuk është përgjigjur për këtë çështje. /Tribuna Channel/

Exit mobile version