Telegrafi

Hetemaj vjen me një statistikë unike, lë mbrapa shumë yje në ‘Top 5’ ligat evropiane (Foto)

Përparim Hetemaj është futbollisti më i faulluar në pesë ligat më të forta evropiane që nga sezoni 2013/14.

Mesfushori me prejardhje nga Skenderaj, i cili luan me skuadrën italiane, Chievo, është një futbollistë i vështirë për kundërshtarët e tij.

Kjo pasi, në tri sezonet e fundit është futbollisti që janë shkaktuar më shumë ndërhyrje të palejuara në të, me plot 372 faulle në të, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Futbollistët që kanë pranuar më shumë ndërhyrje të palejuara në Ligën Premier këtë sezon

Hetemaj ka arritur të lë pas vetës në këtë statistikë, futbollistë të njohur si Franco Vazquez i Sevillas, i cili gjendet në vendin e dytë me 349 faulle në të, ndërsa vendi i tretë i takon sulmuesit të Barcelonës, Neymar me 348 faulle.

Vendi i katërt është i rezervuar për sulmuesin anësor të Real Sociedadit, Carlos Vela, i cili është faulluar plot 328 herë. /Telegrafi/

Futbollistët më të faulluar që nga sezoni 2013/14:

Pëparim Hetemaj – 372 faulle në të

Franco Vazquez     – 349 faulle në të

Neymar                    – 348 faulle në të

Carlos Vela              – 328 faulle në të