Chievo ka barazuar rezultatin ndaj Milanit dhe me rezultatin 1-1 skuadrat kanë shkuar në pushimë.
Golin e barazimit për vendasit e shënoi Përparim Hetemaj në minutën e 41-të.
Mesfushori shqiptar nga Kosova shënoi gol të bukur me kokë, duke tundur kështu rrjetën e portës së Gianluigi Donnarumma.
First Half #ChievoMilan 1-1 💛💙 pic.twitter.com/BXCmuN2A0m
— A.C. ChievoVerona (@ACChievoVerona) March 9, 2019
32-vjeçari vjen nga Skenderaji, por gjatë karrierës ka mbrojtur ngjyrat e Përfaqësueses së Finlandës, ku nga viti 2009-2017 është paraqitur në 49 ndeshje dhe ka arritur të shënojë katër gola.
Goli ndaj Milanit ishte i pari sezonal për Hetemjan, ndërsa në 221 ndeshje për Chievon ka shënuar pesë gola.
Mesfushori qëndro që shquhet për lojën e tij në fazën mbrojtëse në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra të njohura si Twente, Brescia dhe AEK Athens.
Aktualisht Chievo renditet e fundit në Serie A me 11 pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Auba_55/status/1104475567397707776