Telegrafi

Hetemaj ndër më të kërkuarit në Serie A, gjashtë skuadra italiane pas mesfushorit shqiptar

VERONA, ITALY - OCTOBER 01: Perparim Hetemaj (R) of AC Chievo Verona competes with Bruno Miguel Boialvo Gaspar of ACF Fiorentina during the Serie A match between AC Chievo Verona and ACF Fiorentina at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on October 1, 2017 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Përparim Hetemaj është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.

Mesfushori shqiptar ka pasur një stinor mjaftë të mirë me Chievon.

Por Hetemaj po i kalon ditët e fundit si futbollist i klubit verdh e kaltër.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe ende nuk ka pranuar rinovimin edhe pse Chievo i ka ofruar kontratë të re tri vjeçare.

31-vjeçari e ka të vështirë të vendos për të ardhmen e tij pasi është vërshuar nga ofertat.

Parma dhe Spal janë dy skuadrat më të interesuara për drenicasin.

Përparim Hetemaj. (Getty Images)

Por së fundmi fuqishëm në garë janë futur edhe Torino, Atalanta, Genoa dhe Udinese.

Hetemaj pritet që të vendos për skuadrën e tij të re brenda muajit qershor.

Këtë edicion në Serie A, Hetemaj është aktivizuar në 32 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime.

Hetemaj është pjesë e Chievos që nga edicioni 2011-12.

Ai më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera sk Helsinki, Twente, AEK dhe Brescia. /Telegrafi/