Site icon Telegrafi

Hetemaj drejt transferimit në Superligën e Turqisë

Perparim Hetemaj. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Një tjetër futbollist shqiptar pritet që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit turk.

Mesfushori nga Kosova, Përparim Hetemaj ka pranuar të largohet nga futbolli italian pas nëntë viteve të kaluara aty.

Reprezentuesi i Finlandës fillimisht kishte luajtur për Brescian, ndërsa më vonë iu bashku Chievos.

Perparim Hetema. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Mediat italiane dhe ato turke kanë raportuar se Hetemaj ka arritur një marrëveshje me skuadrën e njohur turke Sivaspor.

32-vjeçari do të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me klubin nga Superliga e Turqisë.

Marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version