Medituesi e studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani të enjten mbrëma në një panel me mbi 300 persona, është përgjigjur në pyetje të shumta që lidhen me shëndetin dhe suksesin.
Ligjërata e Ramadanit është transmetuar në emisionin “Debat Plus” me gazetarin Ermal Panduri.
Ai ka treguar se çdo sëmundje është e shërueshme, por i njëjti ka dhënë porosi se kjo mund të bëhet me vullnetin e secilit që preket nga sëmundjet.
Ramadani para të pranishmëve ka thënë se të gjitha sëmundjet mund të shërohen pa iu nënshtruar operacioneve, por vetëm duke medituar.
“Kur e kam thyer këmbën ne skijim të gjithë mjekët – që konsideroheshin me të mirë në botë – më thanë që pa e bërë operacion kjo kërdhoka nuk shërohet. Unë e dhashë nënshkrimin që do të vdes në shtëpi, por nuk do t’i nënshtrohem operacionit. Por, pas gjashtë jave meditim nga 8-9 orë në ditë unë shkova bëra fotografitë dhe pashë që ishte bërë vetvetiu këmba operacion”, tha Ramadani.
Ai më tutje ka shtuar se këtë e ka bërë duke medituar në pishinë dhe më vonë e ka kuptuar se kishte efekt meditimi./Telegrafi/