Site icon Telegrafi

Hetem Ramadani jep disa sqarime rreth Diabetit të tipit 2 dhe debateve në medie

“Nëse njerëzit lejojnë qeverinë të vendosë se çfarë ushqimesh ata do të konsumojnë dhe se çfarë medikamentesh ata do të marrin, trupat e tyre së shpejti do të ndjehen në një gjendje keqardhjeje si ato shpirtra që jetojnë nën tirani.” – Thomas Jefferson

Nga artikulli i publikuar nëpër gazeta dhe portale të ndryshme ndaj mjekut që ka gjetur shërimin për diabetin me anë te metodave kirurgjike, ndjej të nevojshme të jap disa sqarime rreth Diabetit të tipit 2 dhe debateve, pasi përmendet emri im disa herë.

Në shumë intervistat e mija këto 2 vite të fundit kam thënë se mjekësia konvencionale merret me simptomat ose është simptomatike dhe nuk merret me organizmin, por me organet.

Kjo paradigmë e kësaj mjekësie bëri që statistika e vitit 2011 të ketë pasur 366 milion diabetikë, që do të thotë 5% të popullsisë botërore. Si pikë referuese, për shkak se ka statistika zyrtare, do të marrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Te sëmurët me diabet, në vitin 2012, i kushtoi SHBA-së një shume prej 245 bilion, sipas një studimi të ri i cili u publikua në Shoqata Amerikane e Diabetikëve. 165 Milion Amerikanë, që do të thotë 42%,do të jenë obezë deri në vitin 2030. 100milion Amerikanë, 33%, do të kenë diabet, sipas një studimi, deri në vitin 2050.

Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi të lartë. Në një tjetër studim, thuhet se çdo i dyti Amerikan është paradiabetik ose me diabet, dhe deri në vitin 2026 kujdesi mjekësor (medical care) do të falimentojë.

Dihet se pasojat e Diabeti të tipit 2 janë çrregullim të lipideve, hipertension, sëmundje kardiovaskulare, obezitet, kancer, mëlçi të dhjamosur, sëmundje të Diabetit të tipit 3, që do të thotë sëmundje të trurit, etj.

Rreziku nga diabeti dhe pasojat janë të shumëfishta dhe shumë dimensionale nga pikëpamja financiare dhe shëndetësore.

Pasojat e Diabetit quhen ndryshe Sindromë Metabolike dhe shkaku kryesor është të ushqyerit të gabuar. Kush përfiton nga kjo Sindromë Metabolike? Sigurisht Industria Ushqimore dhe Farmacia.

Do doja të përmend disa fakte-argumente se pse kemi arritur në gjendjen te jetojmë me Sindromë Metabolike, dhe si është manipuluar Ligji i parë i termodinamikës në kontekst të qenies njerëzore.

Energjia totale në një sistem të mbyllur, mbetet konstante ose e qëndrueshme.

Problemi qëndron tek interpretimi i këtij ligji, në lidhje me metabolizmin e njeriut.

Sipas dogmës së mirënjohur dhe Industrisë Ushqimore Një Kalori është Një Kalori. Sipas tyre, nëse konsumoni më shume se sa digjni, atëherë do të shtoni peshë. Nëse konsumoni më pak se sa digjni, atëherë do të humbni peshë. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë. Kjo është bërë me qëllim manipulimi nga ana e Industrisë Ushqimore.

Por, nëse ne i besojmë kësaj teorie, ne kemi të drejtë të konsumojmë çfarë të duam dhe të mbajmë përgjegjësinë personale për çdo gjë. Kjo është çfarë mendojnë ata që besojnë se një kalori është një kalori. Kështu thotë Industria Ushqimore! Si shembull, Reklama e Coca-Cola-s, e përdor këtë teori. Të gjitha kaloritë kanë rëndësi duke përfshirë dhe ato në Coca Cola dhe çdo pasoje tjetër ka të bëjë me kalori. Gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Pse po e përmend Coca Cola ose edhe fast-food dhe shumica e industrisë ushqimore. Sepse ato janë thjesht manipulues dhe përfitojnë duke shkatërruar shëndetin tonë.

Kjo industri ka inkuadruar shkencëtarët e neurologjisë me këta reklamues-marketues, duke përfshirë edhe psikologët, të cilët manipulojnë sistemin tonë nervor duke promovuar dhe shfrytëzuar sheqernat dhe karbohidratet të dëmshme (junk food) për të patur më shumë dopaminë. Dopamina ndihmon që ne të ndjehemi të kënaqur për një kohe shumë të shkurtër, duke rritur kërkesën e trupit për të ngrënë më shumë (rritet uria). Prodhimi i dopaminës nga ky lloj ushqimi, e bën trurin tonë të haje më shumë, qe si rezultat të sëmuremi më shumë.

Bëjmë një pazar midis një kënaqësie momentale dhe jetës tonë të përhershme. E hedhim shëndetin në pazar për një kënaqësi të çastit. Pazari është trupi i sëmurë ku agjentët kryesorë janë doktorët të cilët tregtojnë çka farmacia prodhon.

Arsyeja pse doktorët janë të rrezikshëm, është se ata besojnë në atë çka bëjnë. -Robert S. Mendelsohn

Kur të ardhurat e tua varen nga besimi i një gjëje të caktuar, je i prirur për ta besuar atë! Është e vështirë të bësh dikë të besojë diçka nëse paga e tij varet nga moskuptimi i tij.

Pa pasur informacion të detajuar se për çfarë operacioni bëhet fjalë do doja të përmend një metodë e cila quhet Operacioni Bariatric.

Ky është një operacion i njohur botërisht prej shumë vitesh dhe kryhet për humbjen e kilogramëve të tepërt dhe zvogëlimin e diabetit. Por këto nuk janë rezultate që do të zgjasin përherë.

Është shumë e rëndësishme për të dhënë disa informacione në lidhje me rreziqet që shfaqen nga ky operacion dhe rreziqet që paraqiten të jenë afatgjata.

▪ Vjellje kronike
▪ Zgjerim i ezofagut
▪ Infeksione
▪ Bllokim stomaku (kapsllëk)
▪ Pamundësia e ngrënies e disa ushqimeve
▪ Shtimi në peshë, ose pamundësia e humbjes së peshës

Gjithashtu rreziqet afatgjata për pacientet janë:

▪ Simptoma si marramendje
▪ Sheqer shumë i ulët në gjak
▪ Mosushqim
▪ Vjellje
▪ Ulcerë
▪ Bllokim të zorrëve
▪ Hernie (Dhjam)

Pacientëve do t’ju rikthehet pesha dhe diabeti, të shoqëruara me komplikime të tjera, sepse në thelb shkaku nuk është larguar, që do të thotë se me një ushqim dhe stil jetese të njëjtë pacienti do të ketë pasojat si para operacionit.

Një e vërtetë e re shkencore nuk triumfon duke bindur kundërshtarët e saj dhe duke i bërë ata të shohin dritën, por përkundrazi sepse kundërshtarët e saj përfundimisht vdesin, rritet një brez i ri që do të jetë i njohur me të. – Max Planck

Përvoja ime dhe dija ime e bazuar në shkencën e quajtur Mjekësia Funksionale, që do të thotë se merret me organizmin në tërësi dhe jo me simptomat por me burimet e sëmundjeve.

Bazuar në njerëz të moshave të ndryshme dhe vendeve te ndryshme kam qindra njerëz të shëruar nga Diabeti i tipit 2, me një regjim tjetër të ushqyerit dhe stilit të jetës, ata kanë larguar jo vetëm insulinën dhe medikamentet për diabet, por edhe të gjitha ato medikamente (rreth 10-12 medikamente) për sëmundje që ishin si pasojë e Diabetit të tipit 2.

Kur mjeti i vetëm që keni është një çekiç, gjithçka duket si gozhdë. Ky është një ligj shumë i rëndësishëm i natyrës njerëzore. Duhet ta kuptoni shumë mirë këtë ide, pasi ajo lidhet me doktorin tuaj, me mekanikun, dhe çdo ekspert tjetër në jetën tuaj.

Abraham Maslow e përshkruan këtë ide si ligji i instrumentit. Abraham theksoi se nëse i jep një fëmije një çekiç, ai do të filloje të qëllojë çdo gjë që është rreth tij. Ja se si kjo teori lidhet me doktorin tuaj: Të gjithë kuptojmë se çka është një çekiç, dhe se çfarë bën tek një gozhdë. Megjithatë, duhet të kuptoni se mjetet jo vetëm na ndihmojnë të përfundojmë një punë, por gjithashtu ndikojnë në mënyrën se si mendojmë për punën që bëjmë. Si rezultat, matjet që kemi në dispozicion mund të ndryshojnë se si e bëjmë punën. Nëse një marangoz ka vetëm një çekiç dhe gozhdë, atëherë ai do të mendojë të gozhdojë gjëra për çdo gjë që po bën. Nëse gjithçka që ai ka është një sharrë, atëherë ai do të mendojë për mënyrat e prerjes së pjesëve të çdo gjëje.

Kjo është një strategji në ditët e Paleolitit, kur qeniet njerëzore kishin mjete të kufizuara. Dihet se ata nuk mund të na kthejnë aq mbrapsht në kohën e Paleolitit, por sigurisht po na kthejnë 40 vjet mbrapsht Megjithatë, sot, kemi mjete të pafundme në dispozicion. Disa mjete janë të mira, disa jo dhe aq. Mirëpo, kjo mënyrë të menduari është e lidhur ngushtë në trurin tonë. Si rezultat, mund të na bëjë të përdorim mjetin e gabuar. Jemi të prirur të përdorim vetëm mjetet që na janë dhënë të gatshme dhe mjetet të cilat tashmë kemi mësuar si t’i përdorim për të përfunduar një punë.

Do doja të citoj një thënie të Volterit: Doktorët janë njerëz që rekomandojnë medikamente për të cilat dinë pak, për të shëruar sëmundje që dinë akoma më pak, për qenien njerëzore për të cilët nuk dinë asgjë.

Doktorët nuk dinë asnjë gjë për shëndetin, gjëja më kryesore. Ata nuk dinë, nuk kanë mësuar, dhe nuk duan të mësojnë, sepse ata janë agjentë të industrisë ushqimore dhe farmacisë që po na vret përditë.

Ku bazohem unë se diabeti është i shërueshëm? Kam njohuri me baza shkencore. Të gjithë ata që kam këshilluar dhe i janë përmbajtur regjimit tim, janë shëruar nga diabeti 2 dhe nuk marrin më medikamente. Për gjithë doktorët që mendojnë se diabeti është i pashërueshëm, do doja t’ju tregoj se pse është e kundërta. Diabeti është 100% i shërueshëm.

Diabeti nuk është një sëmundje e cila është progresive dhe e pashërueshme. Ky progres, duhet të kuptohet, se vjen nga trajtimi, nga medikamentet që jepen për ta trajtuar Diabetin, dhe jo nga natyra e sëmundjes.

Jo vetëm autoret e këtij artikulli, por edhe nga Shoqata e Diabetologëve në Amerikë dhe shoqata të tjera rreth globit, vazhdojnë dhe thonë se Diabeti i tipit 2 është një sëmundje kronike progresive e pashërueshme. Vazhdojnë dhe u thonë njerëzve se “Ju keni diabet dhe do të vazhdoni të keni për gjithë jetën tuaj, kështu që duhet të mësoheni me të”.

Doktorët nuk ju tregojnë pacientëve të vërtetën. Nuk ju tregojnë se të gjithë ata me Diabet janë ose do të sëmuren nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e sistemit nervor, etj. Nëse pacienti nuk e di këtë gjë, atëherë i mbetet përgjegjësia doktorit që nuk e ka informuar pacientin. Anasjelltas, shumica e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të sistemit nervor janë pasojë e diabetit, si pasojë e rezistencës ndaj insulinës.

Diabeti i tipit 2 është plotësisht i kthyeshëm. Nëse nuk dimë si ta kthejmë, atëherë mund ta përkeqësojmë situatën. Medikamentet, në fakt, nuk bëjnë asnjë gjë për sëmundjen, veç e bëjnë sëmundje progresive.

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që ka shumë rezistencë ndaj insulinës. Pra nëse kemi rezistencë të lartë ndaj insulinës ajo do të shkaktojë sheqer të lartë në gjak. Kjo është simptoma e sëmundjes. Sëmundja është rezistenca ndaj insulinës. Por, trajtimi që i bëhet është i përqendruar tek sheqeri në gjak.

Për mua, kjo nuk ka kuptim! Është pothuajse si një analogji, nëse ke një infeksion në këmbë, duhet ta trajtosh atë infeksion, Pra, çka po e shkaktonte atë ishin bakteret, atëherë shërimi është antibiotiku. Ky infeksion mund të shkaktojë temperaturë, por temperatura nuk është sëmundje. Nëse trajtohet temperatura sikur të ishte sëmundja, atëherë infeksioni i këmbës do të fillojë të acarohet, sepse trajtimi po i bëhet simptomave të sëmundjes, dhe po neglizhohet vetë sëmundja.

Kjo është çka po bëhet me diabetin e tipit 2. Është duke u trajtuar sheqeri në gjakut si sëmundje, kur sëmundja është rezistenca ndaj insulinës. Për shkak se po trajtojmë simptomën, sëmundja vazhdon të progresohet. Në një periudhe 10-15 vjeçare, një diabetik fillon me një medikament, më pas i shtohet edhe një tjetër, më pas i shtohet edhe një tjetër, dhe pas 10 vitesh ai përfundon me 3 medikamente dhe 100 njësi insuline.

Pra, ky është gabimi thelbësor që është bërë prej 20-30-40 vitesh. Një shembull tjetër për ta kuptuar sa më qartë. Nëse një person që ka sëmundje alkoolizmin, e cila karakterizohet si alkool i tepërt në trup, gjëja e fundit që duam të bëjmë është t’i japim më tepër alkool. Në momentin që heqim alkoolin nga ai person, ai fillon të ketë dridhje. Nëse e trajtojmë këtë duke i dhënë përsëri alkool, ai do të ndjehet mirë për pak kohë, por kjo nuk do të thotë se jemi duke e përmirësuar alkoolizmin.

Nëse i japim një diabetiku të tipit 2 insulinë, është sikur po i japim një pijaneci më tepër alkool. Nuk është vetëm se nuk po e trajtojmë sëmundjen por gjithashtu po e përkeqësojmë. Gjëja më qesharake është se pacienti nuk e di këtë gjë.

Një gjë që kam dëgjuar shumë shpesh është se një pacient shkon tek mjeku edhe i jep insulinë, pasi fillojnë insulinën fillojnë të shtojnë peshë, 5-10 kilogram. Të gjithë e dimë që ndodh, nuk është sekret, insulina sjell dhe shtim peshe. Më pas pacienti shkon përsëri tek doktori dhe i thonë: “Doktor ju jeni duke më thënë se duhet të humbas peshë, dhe ju më jepni medikamente të cilat më bëjnë që të shtoj 10 kile!”. Përgjigja e doktorit në këto raste është gjithnjë e njëjtë: “S’ke çka i bën, duhet të marrësh insulinë dhe duhet të fillosh të ushtrohesh”.

Por, problemi është se nuk ishte mungesa e ushtrimit fizik që e bëri të shtojë peshë, por ishte insulina e cila i shtoi peshën.

Do doja t’ju sqaroj lexuesve se pasioni im për shëndetin nuk ka lindur para disa muajve. Unë kam shkruar librin për meditim me Prof. dr. Radovan Starc, i cili ka shkruar mbi 50 libra. Do doja të citoj një pjesë të vogël, çka Akad. prof. dr. Vinko V.Dolenc, i cili ka qenë Presidenti i Neurokirurgëve Botërorë, ka thënë për mua:

Shkrimi i Autorit -para vetë intervistës- por edhe përgjigjet e mprehta dhe të kuptimta të z. Ramadani, në fakt, hapin më shumë pyetje se sa shkenca mund të ofrojë përgjigje.

Do doja të rekomandoja diçka për çdo gjeneratë. Ata që duan të arrijnë progres, nuk duhet të jetojnë brenda mureve të asaj çka dinë, por të fillojnë nga mendja e një fillestari. Mendja e një fillestari në filozofinë Budiste është SHOSHIN. I referohet një mendjeje ku është e hapur për ide të reja, e cila ka etje për dije dhe nuk ka paragjykime kur studion një temë.

Për ta ilustruar këtë koncept dhe për ta bërë më të kuptueshëm, do doja t’i referohem Henry Ford. Kur ai filloi të ndërtonte makinën e parë, tha: “Nëse i kisha pyetur njerëzit çka dëshirojnë, ata do të përgjigjeshin: Dëshirojmë kuaj të shpejtë.”

Çka do të thotë kjo? Si mund të kesh vizion për diçka që kurrë se ke parë, kur s’ke pasur asnjë eksperiencë. Për të pasur vizion për gjëra që nuk ekzistojnë kërkohet të jemi të hapur ndaj ideve të reja. Kërkohet besim dhe kuriozitet. Gjeneratat e reja nuk duhet të jetojnë në errësirën e dijes së kaluarës dhe asaj çka dimë sot, që nuk po i zgjidh problemet e së tashmes dhe së ardhmes. Duhen thyer kornizat që na kanë kufizuar të jetojmë në këtë errësirë. Doktorët e së ardhmes duhet të fokusohen tek shëndeti, e jo tek sëmundja.

Do doja të përfundoj me një thënie të Einstein:

“Përkufizimi i marrëzisë është përsëritja e gjërave të njëjta çdo herë, e të presësh rezultate të ndryshme.”

/Telegrafi/

Exit mobile version