Site icon Telegrafi

Het-triku i Bourigeaud nuk i mjafton Rennesit, Milani kalon tutje fal fitores në ndeshjen e parë

Rennes e ka mposhtur Milanin me rezultat 3-2 në ndeshjen e dytë të fazës play-off të Ligës së Evropës, duke mos iu mjaftuar francezëve, pasi kuqezinjtë me fitoren bindëse në përballjen e parë kalojnë tutje.

Milani kishte fituar në “San Siro” me rezultat 3-0, gjë që i mjaftoi për të qenë më i mirë në dy ndeshjet.

Në minutën e 11-të u hap ndeshja, ku Benjamin Bourigeaud shënoi pas asistimit të Baptiste Santamaria për 1-0.

https://twitter.com/FootColic/status/1760725597947580439

Milani barazoi shpejtë, në minutën e 22-të, kur Theo Hernandez asistoi te Luka Jovic që shënoi për 1-1, rezultat që ishte përfundimtar për pjesën e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Rennes fitoi penallti, ku nga pika e bardhë i saktë ishte Bourigeaud për 2-1.

https://twitter.com/centregoals/status/1760740900844786170

Sërish Milani arriti të barazojë shpejtë, kur Rafael Leao shënoi në portën e Steve Mandandas për 2-2.

https://twitter.com/centregoals/status/1760741954995015984

Por Rennes ktheu epërsinë, me Bourigeaud që shënoi nga penalltia sërish për të kompletuar het-trikun në minutën e 68-të për 3-2.

https://twitter.com/centregoals/status/1760744331231776830

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani kaloi tutje me rezultat të përgjitshëm prej 5-3. /Telegrafi/

Exit mobile version