Telegrafi

Het-trik nga Ronaldo, Asensio fundos Bayernin (Video)

Getty Images

Real Madridi e ka shënuar edhe dy golat e nokautit kundër Bayern Munichut në kuadër të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Pas një solo aksioni, Marceloi asistoi te Cristiano Ronaldo, i cili e kompletoi het-trikun në këtë takim (110’).

Menjëherë pas erdhi edhe goli i katërt i Los Blancos në këtë sfidë, realizues ishte Marco Asensio (112’).

Tashmë vetëm pritet fundi i takimit dhe konfirmimi i Real Madridit si gjysmëfinalist. /Telegrafi/