Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale për komunat e Ohrit dhe Novo Sellës dhe filloi heshtja zgjedhore.
Sot, një ditë përpara zgjedhjeve, 1.640 persona të burgosur kanë të drejtë të votojnë, shtatë persona të zhvendosur brenda vendit dhe 4.540 persona me aftësi të kufizuara dhe të sëmurë që e kërkuan atë nga komisionet zgjedhore komunale të votojnë nga shtëpitë e tyre.
Votimi edhe sot edhe nesër fillon nga ora 07:00 deri më ora 19:00.
Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit dhe 32 vendvotime jashtë vendit. 1.808.131 shtetas kanë të drejtë vote./Telegrafi/